Pse SYMBOLON?

 

 

Symbolon i ka rrënjët në thellësinë sekrete të qenies, pasi qenia vetë është Symbolon. Ai është  ndërmjetësi  që bën  të panjohurën, të njohur. Si i tillë, më zbulon aspektet më të  rëndësishme të realitetit tim, aspektet më të thella që i ikin çdo mjeti njohje. Pikturat e mia janë imazhet që flinin brenda meje. Të gjitha sëbashku qenë Symbolon. Unë e theva Symbolonin. I mora copëzat një e nga një, dhe i shoqërova  nga skuta më e thellë e nënvetëdijes, në sipërfaqen e vetëdijes, ku dhe i ribashkova. Rikrijova Symbolonin. Është një proces ndarje dhe ribashkimi. Është proces rinjohje i vetvetes. Nuk më vjen keq, që  Symboloni i rikrijuar në sipërfaqe, nuk është identik me Symbolonin arketipal të thellësive të errëta, por është refleks shumë besnik i tij. Është një gënjeshtër e madhe… por jam artist, dhe si i tillë, zmadhoj rrezen e së vërtetës nëpërmjet saj. Ndoshta, ky është dimensioni i shenjtë i njeriut, zmadhimi i së vërtetës nëpërmjet gënjeshtrës.

 

E vërteta dhe e pavërteta, janë SYMBOLON.

E tillë është piktura ime.

 

GAZMEND LEKA
Ky është teksti shoqërues në ekspozitës personale ’’ SYMBOLON ’’ çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve.