BABEL

Guxuam të ndërtonim kullën për të mbërritur deri tek Perënditë, por nuk mbërritëm dot.

Lamë punën në gjysëm se na ngatërruan gjuhët dhe nuk u kuptuam më me njeri tjetrin.

U shpërndamë e humbëm nëpër botë.

 

PËRMBYTJA E MADHE

U tallëm me të mirin NOE dhe e quajtëm leshko.Ndërkohë ai pa bërë fjalë ndërtonte Barkën e Ringjalljes së njeriut. Të gjithë ne u mbytëm e vajtëm në fund të ujit.

 

IKARUS

Dedali i dha dy këshilla të birit para se të fluturonin tej Labirintit :

– Mos ju afro ujit, pasi do të lagen puplat dhe do të   mbytesh në det.

– Mos ju afro diellit, pasi do të shkrihet dylli dhe do të shembesh në tokë.

Ashtu ndodhi. IKARUS shkoi drejt Diellit. E sfidoi.

I Ndritëshmi mori hak për mendjemadhësine e tij.

 

TITANIK

E ndërtuam dhe thamë: Ta pagëzojmë TITANIK, sepse është një anije që nuk mbytet kurrë. Përfundoi në fund të oqeanit

 

ZEPPELINI HINDENBURG

Ishte objekti më i madh fluturues i ndërtuar ndonjëherë. E pagëzuam me emrin e Presidentit

gjerman Paul von Hindenburg. U  dogj në ajër pa mbrritur.

 

CHALLENGER

E thirrëm CHALLENGER ( SFIDANTI ), që të sfidonim qiellin. U dogj bashkë me 7 astronautë brenda. Nuk mundi të ishte sfidues.

 

AYRTON SENNA

Tha : ” Të jesh i dyti është të jesh i pari që humb.”

Vdiq në pistë.

GAZMEND LEKA
Ky është teksti shoqërues në ekspozitës personale ’’ IKARUS ’’  çelur në Galerinë “ ZETA “