MUSTAFA NANO INTERVISTON

PIKTORIN GAZMENDLEKA

 

 

  1. Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

…Zoti nuk ekziston, duhet të ekzistoje, mund të ekzistojë dhe më së fundmi.. ekziston. Është udhëtimi që të gjithë ne kryejmë përgjatë jetës sonë. E fillojmë me mohimin e tijë, si mendjemëdhej revolucionarë periferik që jemi dhe e mbyllim me pohimin e tijë si të urtë evolucionarë qëndrorë që ende nuk jemi. Por piqëmi. Takohemi me të.  “ ME U PJEK  =  ME U TAKU “.

 

  1. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Gjuha shqipe është ekuivalente me gjuhën simbolike. Simboli është polivalent. Një symbol, rrezaton infinit konceptesh. Shqipja është “ sy me sy dhe dhëmbë për dhëmbë “ me Simbolin. Infiniteti është edhe pik = pak… edhe gjithëshka. Është ASGJEJA e madhe. Shqipja rri në qender. Të tjerat rrinë në periferi, por edhe periferija është e domosdoshme si shfaqje e qendrës.

 

  1. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?

Njeriu u krijua për “ I MIRË “ dhe ra në “ TE KEQ “. Është TAO. E zeza ka një pikë të bardhë. E bardha ka një pikë të zezë. Esenca është e bardhe dhe ekuivalente me të zezën. Periferia hapet nga grija në të zezë. Kështu jemi gatuar ne të gjithë, por ka njerez esencialisht të bardhë dhe esencialisht të zinj. Të zinjtë janë pak… shumë pak.

 

  1. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?

Absolutisht jo. Nuk kam berë fëmijë për kavje ( të më falin  “ vëllezërit e vegjël “ sepse nuk dua t’i fyej “ ). Jam për ta si një këshillë e VELLAIT TË MADH që vret Abelin.

 

  1. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

Është një realitet me fuqi legjende.Është stadi më i lartë i realitetit, aty ku realiteti është i vërtetë, por as i bukur dhe as i shëmtuar. Shqiptarët janë kriptopaganët e dynjasë, sepse adhurojnë Veprën e Perëndisë dhe jo Perëndinë, që askush nuk e ka parë. Të gjithë ndërtojnë tulla dhe llaç, por janë ustallarë të mëdhej në këtë mjeshtëri.

 

  1. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

Jam mësuar që Kosovës t’i them… “ Shqipëria e Epërme “ dhe Shqipërisë t’i them “ Shqipëri e Poshtëme “. Shqipëria e epërme ka kulturë diellore dhe e poshtmja ka kulturë hënore. Diell si mashkull dhe Hënë si femer. Janë si një familje hyjnore bekuar nga prifti qiellor.

  1. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

Kam telefonin e mikut tim të madh Petro Zheji. Ai nuk është i rëndësishëm…por është i RËNDË. Peshon aq shumë sa nuk mbahet dot ende, por koha do të mpikset dhe do të krijojë një trup ku ai të derdhet dhe ta mbushë atë.

 

  1. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?

Pse ti dyshon për këtë? Ti mendon se demokracia si perceptohet sot ka ndryshim me diktaturën? Janë e njëjta gjë. Kane pamjen e fuqisë së Çirçes që i kthente udhëtarët e mëdhenj në derra.

 

  1. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

Kjo është pyetje e vështirë. Na e mësuan keq në shkolla, por unë mendoj se Fan Noli ishte një mbret i madh, pasi kishte tre pushtete si askush deri më sot…ishte legjislator që bënte ligje, ekzekutues që i zbatonte ligjet dhe për më tepër, ishte bariu shpirtëror. Ka pamjen e mbretërve të mëdhej arketipal që i erdhën botës në vitet që nuk mbahen mend.

 

  1. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?

Degjeneroi shumë shpejt në një lufte civile dhe kjo është një faqe e turpëshme e histories  kur vëllau vret vëllanë e vet edhe pse vëllau ka mendim të kundërt. Babai nuk na e fal këtë. Na duhet edhe pak kohë të shlyejmë fajin.

 

  1. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

Tani që po pushojmë pak në zabel, mund të bisedojmë më urtë. U bë një Shqipëri mendjemadhe që nuk cënohej. Presidenti nuk ishte një ambasador amerikan. Analfabetizmi, Teatri Kombetar, Opera, Festivalet popullore, Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnografik, Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare e Arteve, Radio – Televizioni, Akademia e Arteve, Kinostudio, Elektrifikimi, Spitalet, Hidroçentralet …por nuk duken, sepse u trodh njeriu. Nuk e bëri dot NJERI, si edhe pretendonte.

 

  1. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?

Do të bridhja sa tek partizani dhe sa tek ballisti dhe do j’u thoja se …JENI VËLLEZËR MOR TË MJERË!.

 

  1. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm ?

E kuptoj largimin, sepse mbreti gjithmonë largohet kur ka baticë e kërcënohet. Mbreti nuk duhet të mbytet. Duhet të mbijetojë. Keshtu ka ndodhur për të gjithë mbretëritë e botës kur janë kërcënuar, por këtij tonit nuk i shkoi për shtat koha, sepse mbretëria si nocion ishte katandisur  një kalbje e shoqërise. Ai nuk ishte frikacak në thelb. Ishte trim dhe e ka treguar trimërinë. Unë e qortoj sepse duhej të sakrifikohej, qoftë si një Don Kishot lluksoz.

 

  1. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

Pse jo? Unë si shumë të tjerë e kemi lexuar në gjuhë të huaj dhe nuk jemi kthyer në nazistë. Është një copëzë mozaiku në afreskun e madh të historisë botërore. Ka dhe gurë skarco që nuk e prishin bukurinë e tërësisë së mozaikut. Kjo do të thote të djegësh edhe njëherë bibliotekën e Aleksandrisë…Libraritë tona mbushen me bëmat e Qesarit, Napoleonit, Stalinit…edhe…!!!???

 

  1. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

Kam foto me Petro Zhejin midis shumë të tjereve si, Herman Niche, Bruno Bozzetto, Cavandoli, Bendazzi, etj por që janë më të veckel edhe pse kanë gjurmë në Enciklopedinë Botërore. Koha është një sqimëtare e madhe.

 

  1. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

Ishte Viti i Mbrapsht. Ishte cikli menstrual vajzëror i një plake të stërlashtë që quhet Shqipëri.

 

  1. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?

Kjo është pyetja më e rëndë që mund ti bëhet një njeriu. Aty nuk flet më njeriu por kafsha. Është instikti i mbrojtjes. Si mund unë ta gënjej subkoshiencën time me koshiencë?… Ajo është BLACK BOX i qenies. Aty të gjithë jemi në provë. Po e kaluam, jemi NJERIU.

 

  1. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

Europianë!?  Nuk është titull siç janë titujt…baron, kont etj. Ne jeni në Europë, por Europa e kupton me vonesë esencën tonë dhe të më besosh, se do të vijë një ditë që do na shtrije dorën për të vjedhur  “ diçka “  që e kanë humbur dhe ne e ruajmë me “ idiotësi “ të lakmueshme. I lutem Zotit të jemi gjallë dhe ta shohim me sytë tanë atë ditë!

 

  1. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?

Ditën kur Adami nuk ishte në gjëndje t’i fliste Evës dhe ta keshillonte se po kryente një gabim të rëndë. Duhet t’i tregonte se kontakti seksual me Dragoin nuk ishte në projekt dhe se ajo duhet të priste që të maturohej për aktin, pasi nuk j’u mohua e drejta  “ të shtoheshim dhe të shumoheshim “ por në bekim por jo në mallkim. Kjo nuk kapërdihet në historinë boterore, por hidhet tej me dokërrat botërore.

 

  1. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

Këtë bisedë tashmë e kam kryer. Kam biseduar gjatë me gjeniun shqiptar, Perto Zheji dhe nuk kam më joshje që të bisedoj me të tjerë, nëse ti më jep vetëm një mundësi. Po të më jepje mundësi të tjera, do të doja të takoja Naim Frashërin, Shtjefën Gjeçovin, Fishtën, Jeronim De Radën, Pashko Vasën etj….Rilindasit e mëdhenj.

 

21: Cili është libri që po lexoni?

“ Alchimie “ të Jacques Van Lennep. Ma kanë dhuruar para dy vjetesh dhe une nuk kisha kohë të thellohesha në të, pasi kisha në dorë të tjera gjëra.

 

  1. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?

Italia. Kemi shumë përafërime. Një det na ndan. Nuk na ndan një tokë. Më mirë është kështu.

 

  1. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?

Pse më pyet për gjera që më bëjnë të vjell?

   

  1. Keni frikë nga vdekja?

Kam. Jam i paplotësuar. Më jep edhe pak kohë dhe nuk do kem më frikë.

 

  1. Ç’është Atdheu?

Më 28 Nëntor, kur unë mbaj fjalimin e rastit si edhe është bërë zakon tek “ Restorant PIAZZA “ ku takohen shumë shqiptare, më mblidhet një KOMB në grykë dhe mezi i nomatis fjalët. Më vjen të uleras kur shqiptoj…

O malet e Shqipërise dhe ju o lisat e gjatë!….Ky është Atëdheu dhe Mëmëdheu.