RROBA
NJË BREDHJE E SHPEJTË NË PERIFERI DUKE MOS I HEQUR SYTË NGA QENDRA E PADUKËSHME.
Të gjithë kanë nevojë për një mbulese. Të gjithë. Qendra ka nevojë të mbulohet me periferi. Qendra është e fshehtë, okulte dhe duhet të fshihet që të ruhet në errësirë për të mos u keqpërdorur nga profanët.
– Qendra e rrethit fshihet dhe ruhet nga vetë rrethi që i vjen përqark dhe e vesh me
periferi
– Dituria fshihet dhe ruhet nga pak të ditur që ja japin ngadalë ngadalë dishepullit.
– Bërthama e qelizës fshihet dhe ruhet pas mureve mbrojtës të sajë.
– Rrenja fshihet dhe ruhet nën tokë në errësirë që të ushqejë pemën, frutin që të
piqet.
– Themelet e ndërtesave fshihen dhe ruhen në nëntokë në errësirë që ta mbajnë atë.
– Toka jonë fshihet dhe ruhet nga atmosfera, që mos përcellohet nga rrezet e diellit.
– Bërthama e frutave fshihet dhe ruhet nën tul që të japë përsëri jetë tjetër.
– Embrionet fshihen dhe ruhen në errësirë deri në formim.
…ETJ…
Nuk ka gjë me të tmerrëshme se të shohësh një njeri-rob që rripet, një kafshë që rripet, një ndërtesë që i gerryhen themelet dhe një pemë që shkulet me gjithë rrenjë. Thellë thellë është makthi i zbulimit të qendrës, zbulimit të thelbit.
Është ZHVESHJA. Heqja e RROBËS. LAKURIQËSIA.
Edhe më e tmerrëshme, është akoma kur dituria u jepet njërzve që ende nuk janë përgatitur për ta marrë, sikurse gaboi Prometeu e që e pagoi rendë. Ata spekulluan dhe e profanuan atë. Prandaj gjithmonë në mite e legjenda, në periferi ku gjëndet hyrja, qëndron në ruajtje një dragua, një kuçedër si Cerberi që ruan portat e FERRIT.
Të gjithë vishen.Të gjithë kanë një rrobë per tu mbuluar. Dhe njeriu nuk ka si të dalë jashtë kësaj formule.
Në shqip fjalët… ROB = NJERI = SKLLAV… janë ekuivalente.
Qenia fshihet dhe ruhet nën lekurë. Lëkura është veshja e parë që njeriu e gëzoi në një kohë kur nuk e njihte turpin, fajin, mëkatin. I mjaftonte për të ruajtur qendrën e tij. Më pas nuk i mjaftoi, por e veshi me rrobë që të fshihte dhe të mbulonte lëkurën – robë që bënte turpin. Turpi veshi trupin.
Me pak fjale, rropi kafshen qe te mbulohej vete me lekuren e saje. Ben rrobe nga vrasja. Nga sakrifica. Eshte ne lufte me kafshen. Eshte ne lufte me natyren. Vret.
Nësë ndjek e shkrimet e shenjta, njeriu shkon nga sipër poshtë. Të gjitha shkrimet flasin për një periudhë të Artë që bije në të Argjente dhe më pas në Hekur…e kështu vazhdon poshtë e më poshtë.
Nuk është drejtëvizore, por një rreth ku fundi është si fillimi, ku omega është si edhe alfa ashtu si në figurën e gjarpërit OROBORO, që kafshon bishtin e vet. Njeriu përgatit kthimin tek origjina.
Dikur ishte i zhveshur, por i mbrojtur nga fenomenet e natyres. Ishte në harmoni me të. Ishte në harmoni me vehten, me botën e kafshëve dhe me botën e sendeve. Nuk njihej ushqimi me mish, por veç me fruta. Nuk kishte nevoje të vriste kafshën që ti rrëmbente lëkurën për veshje pasi nuk kish nevoje për të. Po kjo ndodhte përpara rënies, daljes nga kopështi. Përpara shkëputjes nga qendra, nga rrënja,nga themeli, nga diturija absolute. Dhe dalja e njeriut shoqërohet me krimin e parë. Me daljen, raporti njeri – natyrë u prish dhe njeriu i bëri armiq të gjitha ato që më parë i kishte miq dhe fillimisht me kafshën që e pagëzoi me emër.
Bashkë me veshjen për nevoja utilitare hyri dhe rregulli i përbashket, ligji, morali. Nëse sot dikush ecen i qetë në rrugë lakuriq, i gjithe njerëzimi e fut në çmendinë apo në burg ndërkohë që ai manifeston pafajesinë e parë. Siç duket, ne nuk ka fuqi të kujtojë kohën kur ishim të vërtetë. Shoqëria e pelqen njeriun jo vetëm të veshur por edhe të veshur bukur. Jo vetëm të veshur bukur, por shtjen në mendjen e tija dhe një konkurencë. Me pak fjalë, perkujdeset për periferinë që të humbë mendjen nga qendra e qenies. Prandaj edhe veshjet e sekteve apo drejtimeve të rëndesishme fetare në fillim ishin të thjeshta. E kuptonin që po i largoheshin qendres, por nuk e zbukuronin që ta humbnin përfundimisht nga sytë.
Një pjesë shkonte nga e bardha dhe tjetra nga e zeza në essencë, sepse e bardha dhe e zeza jane kufijte e ngjyrave.
Periferia është plot ngjyra të dukëshme dhe jo si qendra ku ngjyra nuk manifestohet, ashtu si në KAOSIN E PARË.