Ka momente në jetën artistike të çdo kombi,kur vlera është ekuivalente me xhestin,aktin,veprimin,shfaqen siç është rasti me ekspozitën që po përurojmë sot. Ndoshta nuk është më ajo etje e ethëshme që ushqente kuriozitetin për të njohur se çfarë bëhej në Kosovë,në Shqipërinë e epërme dhe në Shqipërinë e poshtëme,por gjithësesi mendoj se kjo dëshirë per njohje ka mbetur ende dhe sot është më e thellë,më e vërtetë e më formuese. Besoj se është reciproke për të dy anët. Unë vetë, si çdo kush prej jush, i sjell dhe i risjell gjithmonë në mendjë të afërtat dhe të largëtat e dy Shqipërive, sidomos në rafshin e artit dhe kam të ngulitur në mendje një paragjykim timin, që herë-herë më kthehet në formën e bindjes, se arti i Kosoves ashtu si i gjithë afshi i traditës së sajë,mentalitetit dhe gjuhës,është energji diellore që rri mirë si komplement me afshin e këtushëm, që është energji hënore. Të dyja, sot nuk kanë më pengesë të shkrihen e të ushqejnë njera tjetrën. Ne kemi nevojë të ngutëshme për njeri tjetrin. Ekspozita sot e ka edhe një vlerë të tillë.
Unë i uroj mirseardhjen kolegëve tanë, që njëkohësisht janë dhe një pjesë e rëndësishme e profesoratit të Akademisë së Artevë të Bukura në Prishtinë, por së pari janë personalitete te shquara të kulturës së Kosovës. Galeria Kledio, shumë e dashur tashmë për artistët, tenton të prezantojë një pjesëzë të vockël të krijimtarisë së madhe të sejcilit prej tyre. Është e vogël që të na shpalose krijimtarinë e bollëshme, plot vlera të sejcilit dhe besoj se çdo galeri do ta kishte të vështirë ta lozte këtë rol, por gjithashtu besoj se na jep me modesti mundësinë të kemi kontakt me këtë mosaik personalitetesh,e na ofron ADN artistike krijuese të Fazliut,Jonuzit,Kelmendit,Vuçiternes,Rusinovcit dhe Qahilit, që ne të ndërtojmë gjithë srukturën e plotë të laboratorit të tyre.
I UROJ SUKSES!