KONTAKT

 

Për një kohë të gjatë jam marrë me totemin. Me totemin si shenjë arketipale, ku shpirti i njeriut ri lidhur.

Totemin – Tabu. Tabunë si Kod. Vulë që ende nuk duhet të thyhet, por që e thyejnë, e prishin, e shqyejnë dhe e hedhin tej. Unë i marr atje TEJ dhe i vë mu në zemër të pikturës sime, sepse e dua, por…edhe sepse e kam frikë. Shpesh e kam djegur, përcëlluar e gërryer. Kam hedhur ngjyrën në flakë dhe e kam parë se si digjej dhe si ndryshonte emer…shkurt kam ndjerë qejfin e ikonoklastit profan dhe emocionin e egër që zgjohet nga gjumi i thellë. Më dukej sikur bekoja mallkimin. Por në fund, kur zjarri shuhej dhe emocionet e egra si kafshë shtëpiake zbuteshin e tërhiqeshin në gjumë, në dorë më ngelte piktura dhe totemi në qendër të sajë.

 

 GAZMEND LEKA
Ky është teksti shoqërues në ekspozitës kolektive, çelur në ’’ Galerina e Vogel