KLASIKE DHE MODERNE
Nuk do të parapëlqeja pagëzimin KLASIK dhe MODERN, sepse inkludohet ndarja dhe kjo do të thotë për mua thëllë-thëllë që të mos kuptoj se çfarë ndodh në esencë dhe për më tepër sot, që është kohë e pendesës së madhe. Pendohet shkenca për ndarje me fenë, e feja për ndarje me shkencën. Arti nuk ka pse të pendohet. Gjithë kohën ka qenë dhe fe dhe shkencë dhe fillozofi si dikur në fillimet e botës ku një gjë ishte gjithëshka dhe gjithëshka ishte një gjë. Nuk gaboj të them se klasike dhe moderne në themel janë të takuara.
Gjuha vizive nuk është në thelb lineare, “ tani e pastaj ”. Ka qenë kurdoherë simultane, multiforme dhe multidimensionale. Modernia e riçfaq klasiken dhe klasikja e tharmon modernen. Të dyja mbushin kohën e vet dhe “infektojnë” njera tjetrën. Kohët veç e veç nuk kanë sens në nivelin subatomik, genetik e kuantik, e për pasojë edhe në art.
VEPRA e artit e bërë në kohë të ndryshme, që në bërjë është kudo dhe gjithmonë.
Gjuha klasike dhe gjuha moderne kanë të njejtin problem, të ndalin Kohën, ta ngrijnë ate si edhe Gorgonat. Ta bëjnë GUR. Ta bëjnë sinor e ta kapërcejnë e të shkojnë përtej ku koha nuk ekziston. Të venë atje ku ajo është shprehje energjie, shprehje vibrimi, atje ku edhe fraksioni më i vogël i saj ështe e informuar tërësisht per të gjitha realitetet e dukëshme e të padukëshme, atje ku shpirti i universit dhe njeriut janë e njejta gjë.
Gjuha klasike dhe gjuha moderne kanë të njejtin stil jete. Kthejnë kokën pas për të ripare imazhet. Edhe më thellë akoma. Për të riparë simbolet PRE-OLOGRAFIKE. Ato të thellat. Arketipet dhe jo mirazhet lineare. Gjuha e artit klasik dhe modern përdorin matrica të padukëshme. Të dyja kanë artikuluar realitetin izomorfik, atje ku metafora nuk ekziston por është e vërtetë. Me gjuhën klasike dhe moderne janë ç’burgosur copezat themel të koshiencës që vinë nga “ Toka e ASKUJT ”. Është gjuhë PRE-BABELIANE. Dallimet midis tyre janë dialektale.
Në rolin e dhaskalit, ja lejoj vehtes të shprehem veç për gjuhën klasike dhe veç për atë moderne, që të analizoj pjesëzën për një orientim horizontal në trafikun e krijimit artistik, për të vendosur rregull në kaos. Si artist… nuk mund ta bëj këtë ndarje, këtë dallim se shoh vertikalisht atje ku mungojnë semaforët. Olografikisht koha është totale, pa dallim dhe “ AJO që rri sipër është e njejtë me ATË që rri poshtë ”.
A.D.N. e artit është A.D.N. e misterit dhe si e tillë, lidhja e tyre nuk ekziston. Janë e njejta gjë. Këtë e di më mirë krijuesi gjatë aktit të krijimit. Gjatë aktit të KRIMIT.