… “metamorfoza”, “metaforat e tingujve”, “refleksione dhjetvjeçare”, “këmbanat e heshtjes”, “lutje për shpirtrat e trazuar”, “romancë”, “in-tenebris”… flisnim, flisnim dhe pinim duhan pa fund.
…
Atë ditë të ftohtë dimri, tek bar “Artisti”, e filluam atë bisedë me tone të qeta e plot “edukatë” dhe e pasuam me ndërprerje fjale njeri -tjetrit, plot klithma pasioni e thirrje jashtë “norme” për dy profesorë akademie. Dhe ishte normale.
Po pagëzohej një vepër. Po pagëzohej dhjetë vjet jetë. “ IN-TENEBRIS”. Nuk ishte thjeshtë një akt bashkëpunimi, por një akt njohjeje.
Po njiheshin nga afër dy njerëz. Dy njerëz që vite e vite me radhë kishin përshëndetur njeri-tjetrin në rrugën e madhe.
’’Të përshendesja, thjeshtë e me respekt dhe kurrë nuk e kisha kuptuar se po të dhunoja një çast të shenjtë, duke të shkëputur nga stuhija e tingujve që të zhurmonin në kokë’’.Atë ditë dimri të ftohtë akull, kuptova së fundi se sa ngrohtë ishtë në qenien tënde.
…
“IN-TENEBRIS”… dhe u gezova që fitova një mik.