MILENIUM
GAZMEND LEKA / 2000
… dhe vinte erë e keqe. Bojrat, vaji i linit, rreckat e ngjyrosura, bishtat e cigareve, copa e byrekut e lënë përgjysem, djersa, pluhuri, bojrat e makinave, bilbili i policit tek kryqezimi, fishkëllima e halabakëve, urina e pijanecëve qosheve, uji i ndotur, netët pa dritë, sytë e perdalë të tjetrit.
…
Të gjitha qelbeshin erë.
Veza e “ Pashkës ” ishte e prishur.
…
“ Pak parfum ”… mendova, ndërsa zija hundët me dorë.
-Mos!…klithi zëri
Ju zbardh syri i zi.
-Mos, sepse kështu i parfumosin të vdekurit.
…
Millenium !!!
P.S.
Ja kushtoj atyre që hanë shqip.