Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Gjithmonë kam patur përshtypjen, që një artist i vërtetë ngjet shumë me një pelegrin të rraskapitur udhëve të tijë të gjata. Por këta janë në të vërtetë pak. Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë t`ju prezantoj njërin prej tyre, Ilir Pojanin.
Dua të them vetëm dy fjalë për të, sepse më pas, ai do t`ju flasë vetë me krijimet e tija.
Kur nisi pelegrinazhin midis shumë të tjerëve, askush nuk e njihte, askush nuk e shihte, askush nuk e dinte si quhej. Dhe për më tepër, zhurma tërë pluhur n’a pengonte t’a vinim re kur ai ecte i heshtur, i ndrojtur, pa bujë, por ruante në terë qenien e tij një dëshirë dhe një qëllim sublim, të mbërrinte në tokën e shenjtë, në tokën e harruar.
Ishte koshient se udhetimi nuk do të qe i lehtë, por i mbarsur me plot rreziqe, kurthe e tentime, ndërkohë që goja e monstrës e priste në çdo qoshe.
Por ai u nis me një lutje.
Dhe pikerisht ai sot është ndalur pak me ne, të na rrëfejë 35 nga lutjet e tija. E ndjen të domosdoshme ta bëjë këtë gjë, por dhe ne padyshim kemi nevoje ta dëgjojme, të njohim nëpërmjet tijë një tjetër dëshmi, një tjetër eksperiencë që e sjell prej përtej.
Nuk preokupohet shumë që lutjet e tijë të jenë të bukura, por e preokupon të jenë të vërteta, të thella, të ndjera e që pas çdo njërës të arrijë sadopak të purifikohet.
Gjatë udhëtimit kuptoi mjaft mirë që toka e shenjtë gjëndej e varrosur tek ai, në thellësi, në skutat më të errëta të shpirtit. Ai e kuptoi se ajo s`ish gjë tjetër veçse një shkëndijë. Dhe keshtu e filloi pelegrinazhin drejt vetvehtes.
Hap pas hapi e plot dyshime, me pyetje e pergjigje që nuk i linin rradhë njera-tjetrës, ai mbërriti të jetë i lirë. Dhe të jesh i lire do të thotë të krijosh një realitet të ri, të jesh një zot.
Duke mos qenë më apostull i askujt, por vetëm i vetvetes, ai kaloi provën e identitetit. Shkëndinë që i flinte thellë, e gjeti, e mori në duar, e fryu me frymë deri sa e bëri zjarr me të cilin mundi të shihte dhe besomëni , ai e ka parë fytyrën e tijë të vërtetë.
Tashmë ka një emër dhe të gjithë ne i besojmë dëshmive të tij. E meriton të jetë i qetë, sepse ankthi për të shkuar përtëj si akt, u krye.
Nga toka e humbur dhe e lagur, ai mori me vete pak “ humus ” me erë te rëndë e që kundërmon, por që çel frute të shkëlqyera.
Pak vëmëndje duhet, dhe ne mund të dëgjojmë shushurimën e ngjyrave të një përroi të fuqishëm, vibracionet e dritës që mbulojnë hapsirat, amplitudën e linjave që nuk konturojnë objektet, muzikalitetin e ëmbël të imazhit që na nanurit duke dalë nga katrorët.
Gjurmët e tijë lënë gjurmë të thella tek ne. Dhe kështu, gjurmë pas gjurme, lutje pas lutjeje, krijohet në sytë tanë një mbretëri e tërë ku personazhet e tij janë oborrtarët. Ata të shëmbëllejnë me shpirtra që interferohen pa e bezdisur njëri – tjetrin. Janë kujtim i asaj bote që ai shkeli.
Dhe si qytetarë, ata e kanë zgjedhur atë zot të tyre. Duke i përkëdhelur me penelin e tij, Iliri i ka bindur që ata të jenë prezent sot në këtë mbrëmje të bukur bashkë me ne. Ata tashmë kanë ardhur dhe na presin në sallë t’i takojmë.
Dhe une, tek ri duke i parë, them me vehte, nëse është Iliri ai që i krioi, apo ata e rikrijuan atë, janë ata që lindin apo Iliri që rilind.
Ne do të largohemi duke ruajtur jo vetëm me një kujtim të ……
(Fundi i shkrimit ka humbur.)