LUTJA E MADHE E KRIJUESIT

 

Gjithmonë e kam konsideruar pikturën si një lutje të gjatë, që fillon çdo ditë me lindjen e diellit. Ky rit, më ka shoqëruar në udhëtimin tim, për të zbuluar e për të gjetur GJUHËN E VJETËR, gjuhën e humbur, që e dija dikur, përpara RËNIES, kur i flisja gurit, pemës, frutit, gjarpërit. Kjo lutje bëhet nga dita më ditë, më e thellë, më e brëndshme dhe më lejon t’u flas lirshëm gjërave, që tashmë kanë vdekur. Të thënat e tyre, bëjnë krijimet e mija njëra pas tjetres.

 

GAZMEND LEKA
Ky është teksti shoqërues në ekspozitës kolektive të piktorëve shqiptarë, çelur në Lion të Francës.